ROMË – Vatikani: Papa Françesku në gjendje jooptimale shëndetësore

by admin
Spread the love

ROMË, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Papa Françesku ndihet pak i sëmurë dhe i lodhur fizikisht pas takimeve të shumta në Vatikan, sipas Selisë së Shenjtë.

“Kreu i Kishës Katolike përmendi shëndetin e tij të dobët gjatë një takimi sot me përfaqësuesit e Konferencës Rabinike Evropiane”, sipas agjencive italiane të lajmeve ANSA dhe Adnkronos.

“Papa Françesku pati një ditë të gjatë të mbushur me takime dhe preferoi të përshëndesë rabinët individualisht”, tha në një deklaratë një zëdhënës i Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

Aktivitetet e planifikuara të papa Françeskut për ditën e sotme pritet të vazhdojnë si zakonisht.

Shëndeti i 86-vjeçarit argjentinas ka qenë një shqetësim për katolikët në mbarë botën kohët e fundit, pas dy shtrimeve në spital këtë vit.

Në mars, papa Françesku u trajtua për pneumoni, dhe disa muaj më vonë, iu nënshtrua një operacioni abdominal nën anestezi të përgjithshme./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like