ROMË- U shiti sekrete rusëve, dënohet me 20 vjet zyrtari i Forcës Detare Italiane

by admin
Spread the love



ROMË, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Gjykata e e Romës dënoi me 20 vjet oficerin e Marinës Walter Biot, i arrestuar në mars 2021 në një parking të një qendre tregtare në kryeqytet, ndërsa ishte duke u kaluar informacione të klasifikuara zyrtarëve të ambasadës ruse.

Akuzat e kundërshtuara nga prokurorët e Romës, të cilët kishin kërkuar 18 vjet, përfshijnë gjithashtu edhe akuza të spiunazhit dhe korrupsionit.

Për këtë çështje, Biot, aktualisht i paraburgosur në burgun ushtarak të Santa Maria Capua Vetere, tashmë është dënuar në shkallë të parë nga gjykata 30 vite burg.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakOSSH masë me dëm ekonomik prej 72000 kWh për një subjekt në Fier


You may also like