ROMË – Scholz mbron vendimin për të mos dërguar ushtarë në Ukrainë

by admin
Spread the love



ROMË, 2 mars /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz mbrojti vendimin e tij për të mos dërguar ushtarë në Ukrainë, në një fjalim të mbajtur të shtunën gjatë kongresit të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) në Romë.

“Ne nuk do të dërgojmë ushtarë evropianë në Ukrainë. Ne nuk duam luftë midis Rusisë dhe NATO-s dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta parandaluar atë”, theksoi ai.

”Partnerët perëndimorë e kuptuan se NATO dhe asnjë nga vendet e saj nuk duhet të marrë pjesë në luftë. Çelësi për rivendosjen e paqes në Evropë ishte mbështetja e vazhdueshme e Perëndimit për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër luftës ruse, theksoi Scholz.

Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje që BE të investojë më shumë në sigurinë dhe mbrojtjen e saj, që do të thotë se interesat e ngushta personale duhet të lihen mënjanë.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk do të përjashtonte një dislokim të trupave tokësore perëndimore në Ukrainë.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza


You may also like