ROMË – Papa Françesku takohet për herë të parë me presidentin argjentinas Milei

by admin
Spread the love

ROMË, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Papa Françesku do të takohet për herë të parë sot me Javier Milei, presidenti i Argjentinës i zgjedhur së fundmi, dhe gjithashtu vendlindja e papës.

Milei, një ish-profesor i ekonomisë që ka bërë emër me politikat e tij liridashëse, ndodhet në Romë për kanonizimin e Mama Antula, një murgeshë argjentinase e shekullit të XVIII. Papa Françesku do të udhëheqë ceremoninë sot në kishën e Shën Pjetrit.

Ai e ka ftuar Milein, 53 vjeç, në një audiencë private të hënën. Françesku, 87 vjeç, ka planifikuar të vizitojë Argjentinën për herë të parë që kur mori detyrën në vitin 2013 në gjysmën e dytë të këtij viti.

>

Marrëdhëniet mes të dyve janë acaruar. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Milei e quajti papa Françeskun, dikur kryepeshkop i Buenos Aires, një “imbecil” dhe e akuzoi atë për promovimin e komunizmit.

Por që atëherë ai i ka bërë një ftesë papës për të vizituar Argjentinën.

Milei, një i vetë-përshkruar “anarko-kapitalist”, do të zhvillojë gjithashtu takime të hënën me kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe presidentin Sergio Mattarella.

Mama Antula zyrtarisht María Antonia di San Giuseppe de Paz y Figueroa, është gruaja e parë argjentinase që u shpall shenjtore. Ajo nderohet për punën e saj mes të varfërve dhe të sëmurëve.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like