ROMË – Italia veriore përballet me rrëshqitje toke dhe përmbytje

by admin
Spread the love



ROMË, 28 shkurt /ATSH-DPA/- Reshjet e dendura të shiut në veri të Italisë shkaktuan rrëshqitje toke në rajonet e Venetos, Ligurias dhe Toskanas ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje të mëdha.

Në disa zona rrugët ishin të mbuluara me ujë dhe urat ishin mbyllur.

Situata në rajonin e Venecias mbetet kritike.

Në rajonin e Ligurias, komuna Pieve Ligure praktikisht u nda në gjysmë nga rrëshqitjet e tokës.

Trafiku hekurudhor në itinerarin midis Milanos dhe Venecias u devijua duke rezultuar në vonesa të gjata.

Midis qyteteve Vicenza dhe Padova, trafiku hekurudhor u ndërpre plotësisht për rreth 50 kilometra.

Autoritetet urdhëruan disa familje të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë evakuime u bënë edhe në bashki të tjera.

Rajoni i Alpeve italiane përjetoi reshje të dendura bore duke çuar në mbylljen e rrugëve./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – Deklarata e Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore


You may also like