Roma rikthehet te fitorja, Dybala dhe Abraham shkëlqejnë përballë Empolit

by admin
Spread the love

Roma është rikthyer te fitorja në kampionat pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Empolin në javën e gjashtë të Serie A. Ekipi i Mourinhos ka fituar falë golave të Paulo Dybala dhe Tammy Abraham, ndërsa për Empolin realizoi Bandinelli.

Mjaftojnë vetëm 17 minuta lojë që blerja më e bujshme e merkatos verore për Romën, Paulo Dybala të çonte topin në rrjetë. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë gjithçka vendoset në baraspeshë, falë golit të Bandinelli.

Në pjesën e dytë është Tammy Abraham që kalon sërish në avantazh Romën. Protagonist është sërish argjnentinasi Dybala që jep asistin për këtë gol. Roma ka edhe një tjetër shans të artë për të realizuar edhe golin e tretë, por Lorenzo Pellegrini shpërdoron një 11-metërsh.

Megjithatë, ndeshja mbyllet me rezultatin 2-1 në favor të Romës që del nga kjo transfertë me pikë të plota. Pas gjashtë javësh Roma ka grumbulluar 13 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë, po aq sa Udinese e vendit të katërt dhe 1 pikë më pak se tre ekipet kryesuese. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter

You may also like