Roma, Renato Sanches: Nuk kam luajtur shumë, por jam gati për sezonin e ri

by admin
Spread the love

Renato Sanches ka dhënë intervistën e tij të parë pas transferimit te Roma.

Portugezi u tregua i sinqertë, duke thënë se fakti që nuk ka luajtur shumë sezonin e kaluar nuk e pengon, pasi ai është gati për të ndihmuar Romën.

Rastësisht, kam ndjekur disa ndeshje të Romës, kam parë finalen e Conference League të cilën e kanë fituar dhe kam parë edhe finalen e Europa League, kjo sepse këtu ka shumë portugez me të cilët kam luajtur dhe i kam miq. Jam i lumtur që jam këtu. Unë nuk kam luajtur shumë në sezonin e fundit, por ndihem gati. Po punoj shumë që të jem fizikisht në formë dhe të ndihmoj Romën. Këtu ka një mentalitet fituesi dhe kjo më pëlqen, Roma ka shumë histori dhe dua të bëj mirë” – tha Renato Sanches.


Top Channel

You may also like