Roma pranë mesfushorit të PSG, Zaniolo mund të qëndrojë

by admin
Spread the love

Pas prezantimit fantastik të Paulo Dybala, Roma nuk dëshiron të ndalet në merkato. Sipas mediave italiane, klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshjen për transferimin e Georginio Ëijnaldum nga PSG.

Klubet kanë arritur një marrëveshje në parim, por mbetet për t’u diskutuar paga e lojtarit. Mesfushori holandez përfiton 9 milionë euro në sezon, ndërsa Roma kërkon të ulë pagën e tij ndjeshëm.

Një tjetër lajm i bujshëm është edhe fakti se Jose Mourinho i ka kërkuar drejtuesve që të bëjnë një sforcim në këtë merkato dhe të mbajnë në ekip Nicolo Zaniolon. Ky i fundit kërkohet nga Juventusi dhe Tottenham, por Roma po përpiqet ta bindë që të qëndrojë. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like