Roma e Kumbullës feston në Holandë, triumfon edhe PAOK i Mihajt

by admin
Spread the love

Roma ka festuar pas duelit të parë të Conference League ndaj Vitesse, pasi ka triumfuar në ndeshjen e parë të luajtur në Holandë. Fitore minimale, 1-0, e regjistruar në fundin e pjesës së parë.

Sergio Oliveira ishte autori i golit të fitores për Romën, ndërkohë që ishte protagonist më pas pasi u ndëshkua me karton të kuq. Marash Kumbulla ishte titullar te Roma.

Sonte festoi edhe një shqiptar tjetër, edhe pse nga stoli. PAOK me një gol të Kurtic fitoi 1-0 kundër belgëve të Gent.

Në Serbi Partizan Beograd humbi 2-5 kundër Feyenoord, ndërsa Slavia Prague mposhti 4-1 LASK. Një prej golave e shënoi Peter Olayinka. / oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter 

You may also like