Roma blindon krahun e djathtë, firmos me anësorin danez

by admin
Spread the love

Roma blindon krahun e djathtë të mesfushës.

Verdhekuqtë kanë zyrtarizuar transferimin nga Leeds United të anësorit danez Rasmus Kristensen, i cili ishte i përzgjedhuri i Mourinhos dhe drejtuesit i plotësuan dëshirën.

Anësori danez zbarkoi në Romë të premten në mbrëmje, ku firmosi kontratën 5-vjeçare dhe bëri prezantimin zyrtar, ndërsa tani pritet të vihet në dispozicion të Mourinhos për të kryer fazën përgatitore.

Kristensen spikati te austriakët e Salzburg, ndërsa verën e kaluar u transferua te Leeds United në Premier League, ku luajti 30 takime si titullar dhe bëri një paraqitje për t’u vlerësuar.

Por rënia e Leeds në Championship e detyroi të kërkojë ndryshim ambienti dhe nga kjo situatë përfitoi Roma, që tashmë blindon krahun e djathtë, aty ku sezonin e kaluar u alternuan Zeki Çelik dhe Bobi Zalewski. /Supersport


Top Channel

You may also like