Rol i dyfishtë për statinat, efikase edhe ndaj tumoreve

by admin
Spread the love



XHENOVA, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Nga një shtyllë e parandalimit kardiovaskular në një terapi të mundshme antitumorale: kjo është jeta e dyfishtë e statinave, një ilaç jashtëzakonisht i përhapur për uljen e niveleve të kolesterolit, sipas spitalit ”Irccs Policlinico San Martino në Genova”.

Studimi hap rrugën për përdorimin e disa barnave të përdorura gjerësisht dhe me kosto të ulët, të cilat kanë të përbashkët aftësinë për të reduktuar prodhimin e kolesterolit në qeliza – pra jo vetëm statinat por edhe ilaçet antifungale – për të luftuar disa tumore si melanoma dhe pankreasi.

Studiuesit në fakt kryen një kontroll mbi qindra barna të miratuara tashmë për indikacione të tjera që u aplikuan në qelizat tumorale të rritura ”in vitro”, me qëllim identifikimin e strategjive të reja të sigurta dhe ekonomike kundër tumorit.

Objektivi është t’i “vritet uria” tumoreve dhe më pas të ”sulmohen” duke përdorur barna të njohura, me kosto të ulët, të përdorura prej vitesh për qëllime krejtësisht të ndryshme, të afta për të ndaluar rritjen e qelizave tumorale.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPanairi i Verës në Beograd, Denaj: Përfaqësim dinjitoz, 19 medalje për verërat shqiptare


You may also like