Rohde i del në krah Flutura Kusarit për bullizmin që e përjetoi në rrjete sociale

by admin
Spread the love

Ambasador gjerman në Kosovë, Jorn Rohde,  i ka dalë në mbështetje juristes së mediave, Flutura Kusari, pas komenteve bullizuese ndaj saj në rrjete sociale.

Rohde e ka shpërndarë postimin e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili u takua me Kusarin, duke thënë se “mediat e lira dhe të pavarura janë pjese thelbësore e një shoqërie demokratike”.

“Jam dakord me Tomáš [Szunyog]. Mediat sociale janë një vend i mrekullueshëm për debat publik, por për të pasur diskutime të frytshme duhet të respektohen disa standarde”, tha Rohde, transmeton Klankosova.tv

Tutje, Rohde tha se i kanë ikur disa komente lidhur me Flutura Kusarin dhe angazhimin e saj publik për lirinë e mediave.

Kujtojmë se muajin e kaluar, Kusari u përballë me komente bullizuese që pjesëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i bëri në drejtim të saj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like