Rodrygo: “E dua shumë Real Madridin, Ancelottin e kam si baba”

by admin
Spread the love

Rodrygo, sulmuesi i Real Madridit, së fundmi ka qenë i lidhur me shumë skuadra, përfshirë edhe Manchester United. Arsyeja kryesore pse këto thashetheme kanë filluar të bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse është ardhja tashmë pothuajse e sigurt e Kylian Mbappe në Madrid sezonin e ardhshëm, por braziliani nuk është i gatshëm për largim.

Ai pas fitores 3-2 ndaj Barcelonës në El Clasico, foli për BeIN, duke këmbëngulur dëshirën për qëndrim.

“Unë e dua shumë këtë klub. Shpresoj të qëndroj gjithmonë këtu. Shpresoj që e ardhmja ime të jetë gjithmonë këtu. Ancelotti? Ai është si një baba për mua”, tha Rodrygo.

/GazetaBlic Sport

You may also like