Robin Gosens nuk jep garanci, Interi nis kontaktet me objektivin e Juventusit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Robin Gosens nuk i ka bindur mjaftueshëm drejtuesit e Interit me formën e tij fizike. Për këtë arsye drejtuesit zikaltër janë vënë në lëvizje për të afruar një tjetër lojtar që do t’i sjellë më shumë garanci në krahun e majtë.

Kështu, është rikthyer në modë emri i mbrojtësit serb Filip Kostic, i cili më parë është kërkuar edhe nga Juventusi. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, drejtuesit zikaltër kanë nisur sërish kontaktet me Eintracht Frankfurt për të shqyrtuar mundësinë e një afrimi të mbrojtësin në Milano.

Gjermanët e vlerësojnë Kostic rreth 15 milionë euro, një shumë që mund të gjendet nga zikaltrit në rast se ndodhin largimet e parashikuara. Megjithatë, për të marrë Kostic, Interi duhet që fillimisht të mposhtë konkurrencën e West Ham. /oversport.tv

You may also like