RMV-ja synon kualifikimet kryesore (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

PRITET DEBUTIMI I LEJSON ZEQIRIT

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut nga dita e hënë i ka filluar pergatitjet për dy ndeshjet e fundit të parakualifikimeve për EuroBasket 2025, kundër Sllovakisë dhe Norvegjisë. Për këto dy ndeshje seleksionuesi Jonçevski ka ftuar 12 basketbollist.

Pas fitoreve në nëntor të vitit të kaluar kundër Norvegjisë dhe Danimarkës në Gjevgjeli, sic njofton KlanM, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në basketboll u kthehet ndeshjeve parakualifikuese për EuroBasket 2025. Pasojnë dy ndeshje si mysafirë, kundër Sllovakisë në Levice dhe Norvegjisë në Oslo.

“E dimë se kundërshtarët janë shumë, para segjithash sllovakët të cilët si vendas lujanë shumë mire. Tani janë të përforcuar me basketbollistinë e tyre më mire Brozijanski i cili në dy ndeshjet e fundit bëri diferencën. Megjithatë ne e dime lojën tonë me disa ndyshime të vogëla në taktikë mund të arrijmë te fitorja e dëshirueshme që në ndeshjen me Sllovakin dhe do të festojmë për vendin e parë në grup që na dëgron në fazën e radhës” – tha Stojan Gjuroski, basketbollist i reprezentacionit.

Emri I ri në ekip, sic njofton KlanM, është basketbollisti I Sigal Prishtinës, Lejson Zeqiri, I cili pret minutat e para në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në ndeshjet me Sllovakinë më 23 Shkurt dhe Norvegjinë më 26 Shkurt.

Pas katër xhirove, përfaqësuesja e RMV-së në basketboll ka po aq fitore dhe mban pozitën e parë në grup. /KlanMacedonia/

 

You may also like