RMV 4 vjet anëtare e NATO-s/ “Anëtarësimi në NATO është konfirmim i pozicionit të vendit në planin ndërkombëtar” – Shqip

by admin
Spread the love

Me anëtarësimin në Aleancën jemi pjesëmarrës në ruajtjen e paqes së mbi 1 miliardë njerëzve, ndërsa armata jonë po transformohet në nivel të aleatëve, deklaroi kryeministri Talat Xhaferi gjatë seancës solemne me rastin e 4 vjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO. Ai tha se, duke parë krizat aktuale dhe vatrat e luftës në Botë, u dëshmua se të gjitha vendimet e vështira që u morën për t’u anëtarësuar, ishin të duhura.

“Anëtarësimi nuk na sjell vetëm privilegje por edhe detyrime, detyrimet për t’u forcuar, për të qenë më rezistues, për të qenë më të fuqishëm dhe për t’u përballur me sfidat e mbrojtjes që sjellin tendencat dhe kërcënimet e sotme.// Armata jonë me anëtarësimin në NATO përjeton një transformim”, tha Talat Xhaferi.

Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska tha se, anëtarësimi në NATO nënkupton investim në ardhmërinë e gjeneratave të reja dhe se tani më, nuk mund të rrezikohet sovraniteti dhe integriteti i shëtit dhe siguria e qytetarëve.

“Anëtarësimi në NATO është konfirmim i pozicionit të vendit në planin ndërkombëtar dhe një sukses i madh. Siguria është në vend të parë. Por, siguria dhe stabiliteti garantojnë investime dhe gjendje më të mirë ekonomike në shtet. Për këtë, anëtarësimi në NATO ishte qëllim strategjik nga momenti i parë i pavarësisë së saj”, tha Sllavjanka Petrovska.

Për ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, anëtarësimi i vendit në NATO ka ardhur në momentin e duhur, para fillimit të luftës në Ukrainë.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO kontribuoi dukshëm në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe kjo erdhi në një moment shumë të duhur, veçanërisht para fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Mund vetëm të paramendojmë se si do të ishte situata në rajon dhe në vendin tonë po të mos ishin në NATO, në kushte të nisjes së ambicieve imperialiste ruse”, tha Bujar Osmani.

Vendi u bë anëtari i 30-të i NATO-s më 27 mars të vitit 2020. Procesit të anëtarësimi, i parapriu Marrëveshja e Prespës, me të cilin shteti ndryshoi emrin kushtetuese, si dhe ndryshimet kushtetuese të miratuara në Kuvend./tvklan.mk

You may also like