Rita Ora tregon sensin e saj të modës në një fustan të zi elegant

by admin
Spread the love

Ajo njihet për kredencialet e saj të pabesueshme të stilit.

Dhe Rita Ora bëri që edhe një herë vëmendja të kthehet nga ajo kur u shfaq me një fustan të zi të materialit saten, ndërsa po shkonte për në restorantin “Novikov” në Mayfair të mërkurën.

Këngëtarja 30 vjeçe, dukej plot vetëbesim teksa po shkonte nga hoteli i saj drejt një makine në pritje.

Fustani i saj i jashtëzakonshëm e bënte të dukej mjaft elegante, teksa pjesa e hapur te dekolteja e bëri të dukej edhe më ngacmuese.

Rita e kompletoi pamjen e saj me një palë taka ngjyrë vjollce të cilat ishin zbukuruar me një detaj kristali.

Për aksesorë, ajo zgjodhi një palë vathë me perla dhe i shtoi pak më shumë shkëlqim pamjes me një sërë unazash diamanti.
Ajo i mbante gjërat e saj thelbësore në një çantë të vogël argjendi dhe i kishte kapur flokët e saj në stilin topuz.


You may also like