Rita Ora shpreh mbështetjen e saj për Ukrainën

by admin
Spread the love

Situatë e vështirë është duke mbizotëruar në shtetin e Ukrainës, e cila është në rrezik nga pushtimi i shtetit rus.

Sulmet që e kapluan ditën e enjte kanë qenë kryetemë në të gjitha mediat botërore, teksa të përfshirë në frymën e kësaj krize janë edhe fytyrat publike.

Ylli botëror me origjinë shqiptare, Rita Ora, së fundi ka shprehur mbështetjen e saj për popullin e Ukrainës përmes UNICEF-it.

 

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi të UNICEF UK, ku bëhej thirrja për t’iu dalë në ndihmë fëmijëve ukrainas të prekur nga kriza e momentit në Ukrainë.

“Ju lutem ndihmoni në linkun në bio”. “Fëmijët në Ukrainë kanë nevojë për paqe tani”, shkruhej në postimin e shpërndarë nga Rita – prononcim ky që është thënë drejtoresha ekzekutiv e UNICEF-it, Catherine M Russell.

 

Kujtojmë se, Rita ndodhet në Milano e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori ndërkombëtar Taika Waititi.

 


You may also like