Rita Ora publikoi këngën “Don’t Think Twice”

by admin
Spread the love

“Don’t think Twice” është titulli i këngës së re të Rita Orës, të cilën kjo 32 vjeçare e publikoi.

Kjo këngë vjen pas këngëve të mëparshme që Ora lansoi e që titullohen “You Only Love Me” dhe “Praising You”. Të tria janë nga albumi “You & I”, që pritet të lansohet së shpejti.

Ora për këngën “Don’t Think Twice” realizoi edhe video. Në fakt atë e realizoi bashkëshorti i saj Taika Waititi, i cili tashmë veçohet për regji të filmave, siç është Thor.

Videoja u xhirua në vendin e lindjes së Waititi, në Zelandë të Re.

Në të shihen skena imagjinative dhe simbole të cilat nxisin ndjenjat sikur janë nga ndonjë dramë, nga ankthe e bota shpirtërore.

Ora në një deklaratë në lidhje me këtë këngë ka thënë se “Don’t Think Twice” ka të bëj me atë që të mos mendojmë dy herë por të fillojmë një romance. Sipas saj, njeriu jeton vetëm një herë dhe kënga flet për të kapurit e momentit, e jo të tërhequrit pas nga mendimet se çfarë mund të ndodhë

Albumi i ri i Rita Orës “You & I”, pjesë e të cilit është kënga “Don’t Think Twice” do të lansohet me 14 korrik 2023./21Media

You may also like