Rita Ora për kritikat se ka pasur shumë lidhje dashurie: Pres që një mashkull të kritikohet kështu

by admin
Spread the love

Rita Ora ka reaguar ndaj komenteve se ka pasur aventura të shumta dashurie, duke thënë se nëse një femër ka pasur shumë të dashur kritikohet dhe shahet, por e kundërta ndodh nëse një mashkull ka pasur shumë femra në jetën e tij, pasi ai çmohet dhe lavdërohet.

“Por unë nuk harxhoj kohë duke menduar për atë që njerëzit mendojnë për mua për shkak të kësaj. Nuk mund të kontrollosh se çfarë mendojnë njerëzit për ty, sidomos kur je në sy të publikut, por unë pres që një mashkull të kritikohet për të gjitha të dashurat që ka pasur”, tha Ora në një intervistë për Tattler.

 

You may also like