Rita Ora i kopjon stilin Dafina Zeqirit 

by admin
Spread the love

Rita Ora dhe Dafina Zeqiri janë dy nga artistet shqiptare më të suksesshme në muzikën që sjellin.

Dyshja vlerësohen për stilin e veçantë që kanë dhe për bukurinë e tyre duke mos u shfaqur asnjëherë në të njëjten dukje.

Së fundi, si duket ylli hollivudian, Rita, është inspiruar nga Dafina Zeqiri, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është shfaqur sot (e mërkure)  në një sesion fotografik ku ka bërë grimin e njëjtë që ka realizuar Dafina dy vite më parë.

Zeqiri u shfaq në një stil të veçantë në videoklip të këngës “Bye Bye”, ku ishte tullace me një grim ngjyrë të kuqe rreth syve dhe mbi vetull.

Kështu është shfaqur edhe Rita tani e cila po ashtu duket bukur dhe i shkonte shumë.

 


You may also like