Rita Ora dhe i dashuri i saj shfaqen të dashuruar përkrah njëri-tjetrit

by admin
Spread the love

Rita Ora dhe Taika Waititi dukeshin tërë shkëlqim gjatë parakalimit në tapetin e kuq teksa ndoqën premierën e “Eternals” në Los Angeles, mbrëmë (19 tetor).

Çifti ishin në shoqëri të mirë pasi u bashkuan me emra tjerë të njohur si: Angelina Jolie , Richard Madden dhe Salma Hayek në premierën e filmit të Marvel.

Ndërsa pozonin për fotografi, Rita, 30-vjeçare dhe Taika, 46 vjeç, dukeshin të lumtur krah njëri -tjetrit teksa përqafoheshin dhe buzëqeshnin për kamerat, shkruan Metro.

Foto: FilmMagic

Këngëtarja e “Your Song” dukej engjëllore me një fustan të bardhë me një model asimetrik të prerjes në gjoks, ndërsa regjisori i “Thor: Love and Thunder” dukej elegant me një kostum gri dy pjesësh me detaje me vija.

Kanë qenë disa ditë të ngarkuara për çiftin që u panë duke marrë pjesë në koncertin e Rolling Stones në Los Angeles gjatë fundjavës.

Rita dhe Taika besohet se kanë filluar të takohen në mars, pasi ata ishin praktikisht të pandashëm ndërsa ishin në Hungari, ndërsa regjisori punonte në pjesën e ardhshme të Thor. Ata pastaj bënë debutimin e tyre publik në premierën e “The Suicide Squad” në gusht.

Atë muaj, çifti u pa intim me njëri-tjetrin, pasi festuan ditëlindjen e 46-të të Taika së bashku me yjet si: Kate Beckinsale, Kristen Steëart, Charli XCX, Jodie Turner-Smith dhe Ashley Benson.

 

Muajin e kaluar, ylli i pop -it iu drejtua lidhjes së tyre për herë të parë duke folur për “Australian Vogue.

“Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, ishte shprehur Rita.


You may also like