Rinovimi i Kante? Tuchel: Duhet të marrim në konsideratë moshën e tij dhe dëmtimet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rinovimi i kontratës së N’Golo Kante me Chelsea nuk është diçka e sigurt. Dëmtimet e shumta në sezonin e fundit dhe mosha që mesfushori ka kanë bërë që drejtuesit e “Bluve të Londrës” ta mendojnë më shumë këtë tratativë. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel.

“Duhet të marrim në konsideratë gjithçka. Nga një anë është potenciali i tij, influenca e tij dhe qualiteti që ka. Nga ana tjetër është mosha e tij, paga dhe dëmtimet që ka sigurisht. Nga kjo pikënisje do të bëjmë një analizë dhe do të kërkojmë të gjejmë një zgjidhje.”

Kështu e ka komentuar tekniku i Chelsea pyetjen për rinovimin e mesfushorit francez. Sakaq, kontrata e N’Golo Kante skadon në fundin e këtij sezoni dhe ekipet e interesuara për të janë të shumta. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like