Rinovim dhe vlerësim 80 milionë euro i kartonit, Zaniolo merr skenën

by admin
Spread the love

Mjafton një “like” në rrjetet sociale dhe do të përfundosh në të gjitha mediat, nëse je një futbollist apo një i famshëm. Kjo i ka ndodhur edhe mesfushorit të Romës, Nicolo Zaniolo.

Pëlqimet e bëra te lojtarët e Juventusit kanë krijuar pak zhurmë, por kjo nuk e zmbraps Romën në planin e saj për të nënshkruar një kontratë të re me mesfushorin italian.

Marrëveshja aktuale i përfundon më 30 qershor 2024 dhe ai konsiderohet pjesë e rëndësishme e skuadrës verdhekuqe, që gjithashtu e mendon edhe shitjen e tij, sipas Gazzetta dello Sport.

Për Zaniolo ata nuk heqin dorë pa 80 milionë euro, ndaj çdo klub duhet të mendohet mirë kur të trokasë në derë për t’u interesuar për shërbimet e tij. / oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like