Rinovim dhe shtim page, përgatitet dhurata e radhës për “yllin” e Interit

by admin
Spread the love

Pas marrjes së shiritit të kapitenit, Lautaro Martinez e pret edhe rinovimi i kontratës me Interin, skuadër ku luan prej verës së vitit 2018.

Sulmuesi argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës në Katar 2022, u shpall kapiteni i ri i skuadrës së Simone Inzaghit pas largimit të portierit Handanovic. 26-vjeçari e ka nisur shumë mirë sezonin e ri. Dhe deri tani kryeson renditjen e golashënuesve të Serie A me 5 gola në po kaq ndeshje.

Ndërkohë që shënoi edhe në takimin e parë në Champions League. Duke evituar humbjen e Interit kundër Real Sociedad në Spanjë (1-1). Lautaro ka kontratë deri në 2026 me zikaltrit, por drejtuesit duan ta zgjatin bashkëpunimin me të edhe për dy vite të tjera. Rinovim deri në 2028 dhe rritje e pagës sezonale. Sulmuesi latin përfiton aktualisht 6 mln euro + bonuse.

Djemtë e Inzaghit zbresin në fushë sonte në mbrëmje. Kundër Sassuolos në Serie A, sfidë që do të transmetohet në Shqip 2 (20:45). Tek Interi kanë si objektiv të firmosin kontrata të reja edhe me Mkhitaryan, Dimarco dhe Dumfries.


Top Channel

You may also like