Rinia me vetfinancim ndërton qendrën e fshatit (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

BANORËT : “MËRGIMTARËT DO T’I PRESIM NË QENDËR TË ZBUKURUAR”

“Kjo do jetë qendra e Batincës, e kemi arkitektin tonë Ridvan Demiri, e ka përgatitë falas projektin.

Kështu do të duket sheshi i fshatit Batincë pas përfundimit të punimeve. Nisma, sic njofton KlanM, bëhet me vetfinancim nga rinia e këtij fshati, raporton Klan M.

Nga Komuna e Studeniçanit, banorwt kanë marrë vetëm lejen e ndërtimit, ndërsa mjetet financiare janë siguruar nga banorët e Batincës.

“Këtë iniciative e kemi marrë së bashku, e gjithë rinia e Batincës së bashku me banorët që këtë projekt ta përfundojmë pasi për ne është shumë madhor  dhe se ka qenë e nevojshme që ky shesh të rregullohet pasi për 20-30 vite ky shesh ka qenë i njëjtë.( 3:49 ) deri tani nga komuna nuk kemi pasur ndihmë edhe pse na kanë thënë se do të ndihmojnë kur e morëm lejen e ndërtimit por si do të ndihmoje komuna nuk e dimë” – tha Avni Xhemaili, banor i Batincës

E përveç se kanë grumbulluar mjetet financiare, sic njofton KlanM, banorët edhe vetë kontribuonin në rregullimin e këtij sheshi.

“Kemi organizuar vetë rinia e Batincës bashkë me mërgimtarët. Qendra do të duket më bukur para se të vinë mërgimtarët .

“Kemi shumë dëm nga uji kur bie shi dhe janë organizuar rinia që të ndërtojnë me vetë kontributin tonë, a u ndihmon komuna? Jo, jo komuna nuk na ndihmon.”

Përveç kësaj iniciative, sic njofton KlanM, Rinia e Batincës, me mjetet financiare të tyre muaj me herët rinovuan edhe shkollën, vendosen shporta për mbeturina dhe ndërtuan stacione për pritjen e autobusit.

Ky fshat është 10 kilometra larg Shkupit dhe bën pjesë në Komunën e Studeniçanit, shumica e banorëve janë në mërgim kryesisht në Itali. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

 

You may also like