Në adresë të portalit Shqipmedia ka ardhur një ankesë nga një grup të rrinjëve të Tetovës të cilët na kanë njoftuar se si Lëvizja BESA para Zgjedhjeve Lokale i ka penguar që të fillojnë biznese. Ata na rrëfyen ngjarjen dhe përmes mediumeve ata do të kërkojnë që kjo çështje të arrijë deri në qeveri dhe ambasadat e huaja. Ja për çfarë bëhet fjalë:
Sipas rinisë tetovare, qeveria e Maqedonisë ka disa vite që përmes projektit me UNDP japin minimum 5.000 euro deri 10 mijë eu grante për të papunsuarit e ri që të fillojnë biznese. Kështu që të papunësuarit kanë zgjedhur nga një kontabilist për të bashkëpunuar për të përfituar grante. E tani me arrdhjen drejtor në Agjencinë për Punësim nga rradhët e Lëvizjes BESA në Tetovë rreth 170 grante janë ndarë eksluzivisht për anëtarët e Lëvizjes BESA ( 90% dhe 10% LSDM ). Të gjithë tjerët që nuk kanë përkatësi partiake nuk kanë përfituar grante bile kur kanë shkuar të aplikojnë, të punësuarit u kanë thënë se mos aplikoni kot se këto grante do ndahen për aplikuesit që janë anëtarët e Lëvizjes BESA. Dhe kështu vërtet ndodhi. Drejtor në këtë institucion është Abdush Demiri. A ishte Lëvizja BESA ajo që dëshironte të ndalojë emigrimin e të rrijve shqiptarë në perëndim?
Portali Shqipmedia dyshon se këto grante ndarë aktivistëve të Lëvizjes BESA para zgjedhjeve lokale janë “blerje të votave”.