Rinia e Lëvizjes BESA: BDI hoqi dorë nga gjithçka, por jo edhe nga tenderët dhe Soravia

by admin
Spread the love

Forumi Rinor – Lëvizja BESA mbajti një tubim proteste para selisë së BDI-së.
“Ashtu siç pritej, zyrtarisht BDI hoqi dorë edhe nga kryeministri i parë shqiptar, nga premtimi kryesor që e kishte në zgjedhjet e fundit parlamentare. Këtë e pranon vetë Artan Grubi i cili deklaroi se si BDI janë të gatshëm për të hequr dorë nga gjithçka vetëm për, gjoja, hyrjen e vendit tonë në BE.

A u besoni? Kuptohet që jo, sepse askush më nuk u beson. Por pasi këtë herë e pranojnë hapur se kanë hequr dorë nga gjithçka atëherë duhet tua bëjmë të qartë se nga çka DUHET dhe nga çka NUK duhet të heqin dorë”, theksoi Ramazan Dini nga Forumi Rinor -Lëvizja BESA.

Ai shtoi se të rinjtë e Lëvizjes BESA, këtu para selisë së BDI-së i bëjmë thirrje Ali Ahmetit dhe Artan Grubit:

-Hiqni dorë nga “Soravia” por mos hiqni dorë nga gjuha shqipe, gjuha më e vjetër në Evropë që vetëm nga BDI-ja njihet si gjuha e 20%-it.

-Mos hiqni dorë nga kryeministri i parë shqiptar se për këtë premtim u votuan shqiptarët, por hiqni dorë nga tenderët dhe punësimi i familjarëve.

– Mos hiqni dorë nga të drejtat e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre, por hiqni dorë nga veturat luksoze që i regjistroni si dhuratë nga miqtë, si dhe nga keqpërdorimi i veturave zyrtare.

– Mos hiqni dorë nga drejtësia për rastet e montuara politike dhe nga drejtësia që meriton ta ketë çdo qytetarë në vend, por hiqni dorë nga gjykatat dhe prokuroria.

– Mos hiqni dorë nga të drejtat elementare të qytetarëve shqiptarë, por hiqni dorë nga tradhëtia dhe hajnia.

– Edhe më mirë është që të hiqni dorë nga gjithçka, edhe nga politika, pasi për 20 vite nuk e zgjodhët asnjë çështje me rëndësi kombëtare në vend, por zbatuat vetëm projektet anti-kombëtare si: ikjen e rinisë dhe intelegjencës së re në mërgim, lënien mbas të vendbanimeve shqiptare që ende vuajnë për ujë të pijshëm, fshatra pa rrugë dhe kanalizim si dhe shumë dështime të tjera.

Ne e dimë se nuk dëshironi të lini Qeverinë pas 20 viteve, e dimë se bëni lojëra për manipulim me opinionin dhe për të shpëtuar nga të gjitha akuzat për krim dhe korrupsion.

E dimë se edhe opinioni nuk u beson më, por nëse vërtet i doni shqiptarët dhe rininë, mos i detyroni ata të ikin në Evropë, por shkoni Ju në pension dhe hapni rrugën për ardhmëri të sigurtë dhe evropiane për të gjithë!”, theksoi Ramazan Dini.

MARKETING




You may also like