Rikthimi i ‘X Factor Albania’, datat kur do të zhvillohen audicionet – Shqip

by admin
Spread the love

‘Talent Show’ më popullor i promovimit të talenteve dhe këngëtarëve të rinj, “X Factor Albania” do të rikthehet në ‘TV Klan’ në edicionin e tij të 7-të.

Teksa audicionet janë çelur në qytetin e Shkodrës dhe të Korçës, për të gjithë ata që duan të nisin rrugëtimin e tyre të paharrueshëm drejt kësaj platforme muzikore, “X Factor” hap dyert edhe në qytete të tjera të Shqipërisë e Kosovës.

Audicionet e produksionit do të mbahen përkatësisht në këto data:

– 19 Tetor Shkodra

– 20 Tetor Korça

– 23 Tetor Vlora

– 24 Tetor Durrësi

– 25 Tetor Elbasani

– 26 Tetor Prishtina

– 27 Tetor Shkupi

– 31 Tetor Tirana

Ndërkohë, në dy audicionet e para të zhvilluara në qytetet e Shkodrës dhe të Korçës, producentja artistike e regjisorja Vera Grabocka dhe moderatorja e producentja artistike Alketa Vejsiu kanë dëshmuar pjesëmarrjen mbresëlënëse të jashtëzakonshme të të gjithë atyre që ëndërrojnë skenën magjike të ‘X Factor’./tvklan.al

You may also like