Rikthimi i Neuer, Tuchel zbulon ditën e bashkimit me skuadrën

by admin
Spread the love

Portieri gjerman i Bayern Munich është shumë pranë rikthimit në fushën e blertë, ndërsa që nga dhjetori është në periudhë rekuperimi, për shkak të një dëmtimi të rëndë që mori në një rrëzim duke bërë ski.

Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Thomas Tuchel është pyetur në konferencë për mediet në prag të ndeshjes me Bayer Leverkusen, e kur do të rikthehet gardiani.

Tekniku zbuloi së shumë shpejt Neuer do t’i bashkohet ekipit në skuadër.

“Ai ishte shumë afër rikthimit, por pati një problem me pulpin e këmbës tjetër. Ai është ende në rehabilitim, po vrapon. Në fillim ne ishim të kujdesshëm, por pritet që ai të stërvitet me portierët e tjerë duke filluar nga java e ardhshme dhe gjithashtu do të përpiqet të stërvitet me ekipin. Jemi shumë pozitivë, duhet të presim”-deklaroi Tuchel.


Top Channel

You may also like