Rikthimi i Lukakut është çështje ditësh, Interi mund ta mbyll për 10 milionë

by admin
Spread the love

Interi dhe Chelsea kishin programuar një takim të dytë për rikthimin e Romelu Lukakut me zikaltrit. Megjithatë, takimi është shtyrë nga pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly i cili ka kërkuar më shumë kohë për të marrë një vendim për këtë çështje.

Megjithatë, sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Interi kërkon të mbyllë sa më parë marrëveshjen për të fituar nga dekreti i ritjes. Gjithmonë sipas mediave italiane, marrëveshja pritet të mbyllet brenda disa ditësh.

Interi ka bërë një ofertë zyrtare për huazimin e Lukakut e cila kap vlerën e 5 milionë euro. Chelsea pritet ta refuzojë këtë ofertë pasi kërkon 15 milionë, por me shumë gjasa marrëveshja mund të mbyllet për 10 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër do të plotësohet në formë bonusesh. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like