Rikthehet shtëpiza e kompjuterit e vjedhur në zyrën e OVL UÇK-së në Lipjan

by admin
Spread the love

Falë policisë, është rikthyer shtëpiza e vjedhur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan.

Me anë të një njoftimi nga OVL e UÇK-së në Lipjan, personi i cili dyshohet që e kishte vjedhur e ka riformatizuar, duke i humbur të dhënat që kishte brenda.

“Të nderuar veteranë të UÇK-së si dhe qytetarë lipjanas, ju njoftoj se duke ju falënderuar Policisë së Kosovës, stacionit në Lipjan, shtëpiza e kompjuterit, e vjedhur në zyrën e OVL të UÇK-së – Dega në Lipjan, është gjetur. Sot na është kthyer shtëpiza e kompjuterit, e cila ishte në gjendje deri diku e mirë. Kryerësi i veprës (hajni) kishte bërë formatizim të kompjuterit, ku si pasojë e kësaj na janë humbur të gjitha të dhënat. Ju faleminderit për mirëkuptim!”.

You may also like