Rikthehet rreziku i falimentit, ngecin bisedimet e borxhit në SHBA!

by admin
Spread the love

Është rikthyer ngërçi në negociatat mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitoli për tavanin e borxhit, duke rikthyer shqetësimet se vendi mund të përballet vërtet me një mospagim katastrofik të tij nëse qeveria nuk arrin të rrisë kufirin e huamarrjes për të vazhduar të paguajë faturat.

Ligjvënësi Garret Graves, i dërguar i dërguar nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve McCarthy, për të drejtuar negociatat, pohoi në fundin e një seancë një orëshe se hendeku i qëndrimeve mes mes republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe administratës demokrate mbetet. Vete kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, e pohoi se është koha për një “pauzë”, në bisedime.

“Është koha të bëjmë një pushim sepse bisedimet, thjesht nuk janë produktive. Jemi në një pikë ku negociatat janë bërë të paarsyeshme dhe është e paqartë se kur ato do të rinisin sërish.“- tha Kevin McCarthy, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Edhe një tjetër negociator republikan, ligjvënësi Patrick McHenry i Karolinës së Veriut, e pohoi se gjenden në një fazë mjaft të vështirë. Negociatorët e Shtëpisë së Bardhë nuk pranuan të komentojnë. Departament amerikan i Thesarit ka njoftuar se 1 qershor do t’i mbarojë paratë e gatshme për të paguar borxhin e qeverisë.

Ekspertët kanë paralajmëruar se edhe vetë kërcënimi i një falimentimi të mundshëm do të dërgonte valë tronditëse në ekonomi. Republikanët insistojnë për shkurtime të ndjeshme të shpenzimeve, por kjo kërkesë e tyre ka hasur në kundërshtinë e presidentit Joe Biden.

Çdo marrëveshje do të kishte nevojë për mbështetjen e republikanëve dhe demokratëve për të gjetur miratimin në një Kongres të ndarë dhe për t’u miratuar në ligj.


Top Channel

You may also like