Rikthehet në fushë pas 5 muajsh, mbrojtësi kuqezi i jep një pikë Lecces (video)

by admin
Spread the love

Kastrioti Dermaku rikthehet me gol në radhët e Lecces 5 muaj pas ndeshjes së fundit të zhvilluar prej tij me skuadrën puljeze.

Mbrojtësi 29-vjeçar, që kishte nisur të grumbullohej në fillim të tetorit, por pa zbritur qoftë një minutë në fushë (ka munguar për një kohë të gjatë për arsye dëmtimi), u aktivizua në minutën e 76-të në takimin me Brescian në transfertë.

Vetëm 5 minuta pasi shkeli në tapetin e gjelbër, realizoi golin e parë të sfidës, duke i dhënë epërsinë e përkohshme ekipit puljez. Tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Bisoli barazoi shifrat në 1-1, duke i mohuar festën e fitores Lecces. Ky ishte barazimi i tretë radhazi në ndeshjet e Serisë B për ekipin e Dermakut, që këtë sezon ka ambiciet për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || []; function gtag(){dataLayer.push(arguments);} gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId : '1715618661991455', xfbml : true, version : 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like