Rikthehet elita, vëmendja në Strugë, liderët presin Akademia Pandevin

by admin
Spread the love

Pas pauzës për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të eliminatoreve për Kampionatin Europian, këtë fundjavë rikthehet kampionati vendor. Në program të xhiros së 25-të në Ligën e Parë janë pesë ndeshje, ndërsa xhiron e hap dueli ndërmjet dy skuadrave nga kryeqyteti, Makedonija Gjorçe Petrovi – Rabotniçki që zhvillohet të shtunën. Ky është takimi i vetëm që luhet të shtunën, përderisa katër ndeshje tjera janë në program të dielën. Duel interesant do të luhet në Strugë, aty ku liderja aktuale e elitës do të pret Akademia Pandevin.

Kampionët në fuqi do të përballen me Skopjen, ndërsa trajneri i ri Arslan do të ketë debutimin e tij në pankinën e Shkupit në një ndeshje zyrtare, pas largimit të Goce Sedlloskit.

Në Tetovë, Shkëndija do të pret Pobedën, përderisa Bregallnica takohet me Tikveshin.

Të gjitha këto takime të xhiros së 25-të do të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 15:00. Kujtojmë se pas 24-t xhirove, Struga kryeson Ligën e Parë me 46 pikë, katër më shumë se Shkupi që është në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Shkëndija që renditet e treta.  /SHENJA/

You may also like