Rikthehet Arbër Zeneli, luan ndeshjen e parë pas tetë muajve

by admin
Spread the love

Anësori kosovar, Arber Zeneli u paraqit për ekipin e rezervave të Reimsit pas tetë muajsh mungesë në fushën e blertë.

Ai ishte në bankën rezervë, kurse luajti për 30 minuta dhe madje e pati një mundësi të mirë shënimi.

Ndryshe, Ylli ‘dardan’ u lëndua në muajin korrik të vitit të kaluar në ndeshjen e Reims ndaj Auxerre, ku edhe klubi njoftoi se do të mungojë gjatë. Zeneli e pati një lëndim të tillë edhe në vitin 2019, duke e lënë jashtë fushës për gati një vit.

Siç duket, Zeneli do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjet miqësore të Kosovës që zhvillohen në muajin mars. Takimi me Zvicrën dhe Burkina Fason.

/Insporti.com

You may also like