Rikhehet Liga e Kampionëve, sonte super sfida Atletico – Liverpool

by admin
Spread the love

Pas disa javësh pushim, sonte rikthehen emocionet e garës më të madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve.

Në mbrëmjen e sontme do të zhvillohen gjithsej tetë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Padyshim se kryendeshja e sontme do të zhvillohet në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid.

Në kryeqytetin spanjoll, Atletico Madridi do ta presë Liverpoolin në një ndeshje spektakolare sonte me fillim nga ora 21:00.

Në ndeshjet tjera, Ajaxi përballet me Dortmundin, Porto me Milanin, Besiktasi me Sportingun, Brugge me Man Cityn, Interi me Sheriff Tiraspolin, PSG-ja me Leipzigun dhe Shakhtari me Real Madridin.

Ndërkaq, në Ligën e Evropës, Celticu është nikoqir i Ferencvarosit nga ora 16:30.

You may also like