Rihanna në pritje të binjakëve?!

by admin
Spread the love

Rihanna është në javët e fundit të shtatzënisë së saj të parë dhe lirisht mund të themi që është shtatzëna më e përfolur mbase e të gjitha kohërve.

Ylli i muzikës ndryshe nga të famshmit tjerë ka publikuar vazhdimisht pamje të barkut të saj që nga fillimi shtatzënisë kur e zbuloi lajmin.

Ajo dhe partneri i saj ASAP Rocky nuk e kanë zbuluar ende gjininë e foshnjës për së fundmi janë hedhur dyshime se Rihanna është duke pritur binjakë.

Këngëtarja amerikane ka qëndruar ditë më parë në vendlindjen e saj, Barbados, bashkë me të dashurin, ASAP Rocky. Ajo ka tërhequr vëmendjen me barkun e saj tejet të rritur, duke ngritur dyshime se mund të jetë në pritje të më shumë se një fëmije.

Ishte supermodelja Gigi Hadid, ajo e cila e para ka hedhur idenë se Riri është duke pritur binjakë, pasi në një koment të saj në fotografi të këngëtares në Instagram me barkun e fryrë ka shkruar “Tre engjëjt”.

Pas reagimit të fansave të Rihannas, Gigi kishte shkruar sërish se ishte një keqkuptim, pasi sipas saj, me atë koment e kishte fjalën për Ririn, foshnjën e saj dhe ASAP Rockyn.

Rihanna e ka bërë publike shtatzëninë e saj me Rockyn në fund të muajit janar. Këngëtarja 34-vjeçare nuk e ka bërë ende të ditur gjininë e foshnjës, ndonëse është kapur disa herë nga paparacët duke bërë blerje të rrobave për vajza.

Ndërkohë në një intervistë për “Vogue” së fundmi, Rihanna ka deklaruar se po e shijon na maksimum ndjenjën e të qenit shtatzënë dhe se nuk e ka aspak problem ta shfaq trupin e saj me më shumë kilogram.


You may also like