RIGË – Vendet baltike kërkojnë shpjegime për listën ruse të të kërkuarve

by admin
Spread the love

RIGË, 14 shkurt /ATSH-DPA/ – Estonia, Letonia dhe Lituania kanë thirrur të gjithë diplomatë rusë për të shprehur zemërimin e tyre dhe për të kërkuar shpjegime për listën ruse të “të kërkuarve” ku janë përfshirë zyrtarë të rangut të lartë baltik, përfshirë kryeministren estoneze, Kaja Kallas.

Në listën e të kërkuarve të shpallur nga Rusia ishte edhe sekretari estonez i shtetit, Taimar Peterkop. Deklarata shihet si simbolike pasi asnjë nga politikanët nuk pritet të udhëtojë së shpejti në Rusi.

Autoritetet ruse kanë fajësuar zyrtarët baltik për prishjen e memorialeve të ushtarëve sovjetikë.

Një numër monumentesh nga epoka sovjetike u çmontuan gjithashtu në Lituani dhe Letoni pas pushtimit rus të Ukrainës.

Estonia, Letonia dhe Lituania ishin të gjitha pjesë e Bashkimit Sovjetik përpara se të shkëputeshin dhe të shpallnin pavarësinë në fund të Luftës së Ftohtë në 1990 dhe 1991.

Krahas Kallas, politikanë të tjerë balltikë në listë përfshijnë më shumë se 80 zyrtarë nga Letonia dhe ministrin lituanez të Kulturës, Simonas Kairys.

Ministria e Punëve të Jashtme të Lituanisë tha se veprimet e Rusisë bien ndesh me normat e njohura përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like