RIGË – Lituania dërgon municione shtesë në Ukrainë

by admin
Spread the love



RIGË, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Lituania i ka dërguar Ukrainës më shumë se disa milionë fishekë dhe disa mijëra predha për sisteme portative antitank me rreze të shkurtër për mbrojtje kundër Rusisë, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë në Vilnius.

“Ne po dëgjojmë kërkesat urgjente të Ukrainës dhe po vazhdojmë mbështetjen tonë në përputhje me nevojat e shprehura. Ne po inkurajojmë aktivisht aleatët tanë të bëjnë të njëjtën gjë”, tha ministri i Mbrojtjes Arvydas Anusauskas.

Gjithashtu, u dorëzuan rreth 1000 shtretër portativ.

Ukraina ka mbrojtur territorin e saj kundër pushtimit të plotë të Rusisë për gati dy vjet dhe është kryesisht e varur nga mbështetja perëndimore për pajisjet ushtarake.

Lituania është një nga mbështetësit më të vendosur të Kievit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – Rusia shënjestron Ukrainën, përfshirë Kievin me 31 dronë
Artikulli tjetërRama në Galanë e Sportit: Kemi hyrë në një epokë të re


You may also like