RIGA – Letonia i premton Ukrainës municione dhe dronë

by admin
Spread the love

RIGA, 4 prill /ATSH-DPA/ – Letonia do t’i japë Ukrainës ndihmë të mëtejshme ushtarake për mbrojtjen e saj kundër Rusisë.

Lajmin e bëri të ditur kryeministrja Evika Silina e cila ndër të tjera njoftoi një paketë të re ndihme pas një takimi me homologun e saj ukrainas Denys Shmyhal.

Pajisjet dhe mjetet teknike të ushtrive të vendeve baltike të BE-së dhe NATO-s do të dorëzohen në prill, sipas deklaratave të përbashkëta.

‘’Municione, eksplozivë dhe armë, automjete transporti, komplete personale dhe pajisje ndihmëse do të jenë pjesë e paketës’’, theksoi Silina.

”Për më tepër, Letonia së shpejti do të dërgojë dronët e parë, secili me vlerë një milion euro, në Ukrainë”, shtoi ajo.

Silina tha se ukrainasit kishin testuar tashmë avionin pa pilot dhe i kishin njohur ata si të gatshëm për luftim.

Ajo tha se ‘’qeveria dëshiron të ndajë 10 milionë euro këtë vit për zhvillimin e dronëve’’.

Silina gjithashtu njoftoi se “një ose më shumë njerëz” mund të dërgohen në Ukrainë për të koordinuar më shpejt dhe më fleksibël çështjet teknike që lidhen me dronët atje./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like