Rezidentët në Florida luftojnë për të ndihmuar familjet e bllokuara nga urragani Ian (fotot)

by admin
Spread the love

Familjet e prekura nga shkatërrimi i urraganit Ian në qytezën Fort Myers në Florida, vijojnë përballjen me kushtet e vështira të motit, shtëpitë e bllokuara nga uji dhe operacionet e shpëtimit.

Megjithse uji është tërhequr nga zona e Kepit Coral, deri në 50 milje në veri të tij raportohet për banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre, disa prej të cilëve në nevojë trajtimi mjekësor.

Marie Simon, një infermiere 44-vjeçare qëndronte mbrëmë në fund të ujërave në Cranberry Boulevard duke u lutur për dikë që kishte një barkë, kajak apo mjet lundrues, për të ndihmuar të afërmit e saj diabetikë që ishin bllokuar në shtëpi disa dhjetra metra më larg, raportonte WashingtonPost.

“Ata janë bllokuar prej tre ditësh. Nuk kanë ushqim apo ujë,” tha Simon.

“Nuk ishim të përgatitur për izolimin”.

Simon trembej se motra e saj Charlitte Pierre, 37 vjeçe, me dy fëmijët diabetikë, 12 e 11 vjeç, mund të humbin jetën nëse nuk marrin ndihmën e nevojshme në kohë.

Pas goditjes së urraganit me erërave të shpejtësive rekord, Pierre tha se të gjithë celularët në shtëpi kishin mbetur pa bateri.

“Nuk marr dot në telefon motrën, nuk ka energji dha ta nuk kanë një gjenerator për t’i karikuar,” tha ajo.

Gruaja shtonte se të afërmit e saj kishin mjekime por nuk kishin ushqim.

“Ata nuk mund të marrin mjekimet e tyre pa ushqim sepse janë diabetikë, nuk mund të marrin dot mjekimet kunder rënies së sheqerit”.

Policia e North Port tha se grupet e shpëtimit po nxitonin drejt zonës për të ndihmuar të bllokuarit.

“Misionet e shpëtimit vazhdojnë. Me qindra nejrëz janë shoqëruar drejt tokës së thatë”, tha departamenti në tweeter.

Në disa zona uji vazhdon të ngrihet, situata mbetet e vështirë në Charlotte County ku të gjithë përveç një spitali, janë mbyllur prej vërshimeve.