Rezervat nuk bindin – Shqip

by admin
Spread the love

Dy javë më parë në Lisbonë Aleksis Sançez dhe Marko Arnautoviç kishin qenë vendimtarë në arritjen e 3-3 ndaj Benfikës, e cila deri në atë moment kishte humbur vetëm në Ligën e Kampioneve.

Në ndeshjen e fundit të grupit D, ndaj Sociedadit, një kundërshtar i një lloji tjetër, sulmuesit rezervë dështuan, duke treguar se Inzagi varet jashtëzakonisht shumë nga Lautaro Martinez dhe Markus Thuram.

E pashmangshme duke pasur parasysh sezonin që po bëjnë “demi” dhe “tikus”, por duke parë pjesën tjetër të mbetur të këtij sezoni, ka një fije shqetësimi në “Pinetina”.

Në muajt e ardhshëm nuk do të ketë pushime mes kampionatit, Kupës së Italisë, Superkupës së Italisë dhe rifillimit të Ligës së Kampionëve, me një duel të dyfishtë të zjarrtë që e pret Interin në fazën e 1/8-ave, aty ku kundërshtari pritet të jetë shumë i fortë.

Simone Inzagi duhet të shpresojë që “TuLa” të jetë gjithmonë në maksimum sepse kur njëri nga të dy është në stol, skuadra nuk performon si zakonisht.

KRAHASIMI – Numrat konfirmojnë të paktën një pjesë të mendimit të trajnerit (“Ata s’mund të jenë në maksimum sepse kanë luajtur më pak se të tjerët”), që ka të bëjë me kohën e lojës sepse Lautaro dhe Turam, pas 21 ndeshjesh zyrtare, kanë luajtur të dy mbi 1500 minuta, ndërsa Sançez dhe Arnautoviç nuk arrijnë të dy në 1000.

Është faji i gjendjes së keqe atletike që kishte kiliani kur zbarkoi në Apiano dhe faj i dëmtimit në kofshë të ish-lojtarit të Bolonjës. Megjithatë, që nga merkato, ishte e qartë se mosha mbi 34 vjeç e Arnautoviçit dhe Sançezit, nuk do i shkonte për shtat dyshes Lautaro-Turam.

Inzagi po zgjedh rezervat sepse herë pas here duhet t’i lërë dy lojtarët e mëdhenj të marrin frymë, por ndryshimi shihet në fushë.

Në veçanti, u pa kundër Sociedadit, argjentinasi dhe francezi u përpoqën vazhdimisht, kiliani dhe austriaku nuk u takuan kurrë. Aleksis qëndroi në fushë për 65 minuta, nuk goditi asnjëherë në portë dhe bëri 7 pasime (5 saktë dhe 2 gabim).

Marko dukej se ishte më i largët pas të gjithëve edhe për sa i përket gjendjes sportive (në 25′ plus shtesa bëri 3 pasime të sakta dhe 3 të gabuara plus 4 duele të fituara). Duke marrë parasysh që nga tani deri në fund të vitit 2023 do të ketë edhe 4 ndeshje zyrtare, Inzagi do të duhet të reflektojë.

You may also like