Revolucioni italian nis me barazim ndaj Gjermanisë, Turqia fiton me poker

by admin
Spread the love

Italia dhe Gjermania e kanë nisur me një barazim aventurën e tyre për këtë edicion në Nations League pasi e kanë mbyllur supersfidën e mbrëmjes me rezultatin 1-1. Në ditët ku Mancini nisi revolucionin me kombëtaren italiane, disa lojtarë të rinjë arritën të jepnin shenja pozitive për të ardhmen.

Në pjesën e parë Scamaça iu afrua golit, por topi i tij u ndal në shtyllë. Megjithatë, ndeshja u bë shumë më interesante në fraksionin e dytë me Lorenzo Pellegrinin që prishi ekuilibrat. Tre minuta i mjaftuan Gjermanisë që të vendoste sërish baraspeshën me anë të Kimmich duke vulosur edhe rezultatin final të takimit.

Në ndeshje të tjera, Mali i Zi mposhti në shtëpi Rumaninë me rezultatin 2-0, në ndeshjen që vlente në kuadër të Ligës B. Në Ligën C, Turqia mposhti me poker Ishujt Faraoe, në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 4-0. /oversport.tv

Foto: Nazionale Italiana, Twitter

You may also like