Revolucioni i radhës në futboll, në Kupën FA do vihet në zbatim përjashtimi i lojtarëve me kohë

by admin
Spread the love

Nëse futbolli ka ndryshuar ndjeshëm falë ndërhyrjes së VAR-it, këtë sport mund ta transformojë një rregull e cila nuk ka ekzistuar më përpara, ajo e përjashtimit të lojtarëve me minuta, siç ndodh në sporte të tjera si hokej. I ashtuquajturi “kartoni portokalli”, pritet të vihet në zbatim duke filluar nga sezoni i ardhshëm në një turne shumë prestigjioz.

“The Times” në Angli bën të ditur se Federata Angleze po merr në konsideratë idenë që të aplikojë rregullin e përjashtimit me kohë duke filluar nga sezoni i ardhshëm në Kupën FA, turneun më të vjetër futbollistik në botë. Dënimi pritet të përfshijë protestat e tepruara të lojtarëve, por edhe faullet taktikë që ndalin aksione premtuese.

Tashmë po shqyrtohet mundësia për ta ndërthurur këtë risi në aktivitet, ndërsa është përcaktuar që përjashtimi i lojtarëve nuk duhet të kalojë më shumë se 10 minuta.

PANORAMASPORT.AL

You may also like