Revolucioni i futbollit botëror në 5 vite – Shqip

by admin
Spread the love

Brazilianët më të paqëndrueshëm, City më stabël në Europë

Mbërritja e Pep Guardiolës solli një revolucion te Manchester City, me klubin anglez që gjithsesi mbetet skuadra më stabël në Botë.

Gjiganti i Premier League na ka mësuar shpesh me shpenzime të bujshme në merkato, megjithatë kur bëhet fjalë tek bërthama e skuadrës, ajo ndryshon shumë pak. Sipas CIES, City është skuadra e dytë me numrin më të vogël të lojtarëve të hedhur në fushë në 5 vitet e fundit.

Duke llogaritur sfidat e kampionatit, City ka përdorur 47 lojtarë që prej vitit 2018. Para tyre gjendet ekipi suedez, Halmstads, i cili ka përdorur vetëm 44 lojtarë gjatë pesë viteve të fundit. Kryesisht për shkak të politikës së tyre unike të formimit të skuadrës, Atletico Bilbao ndjek Cityn në listë (49), me klubin që vazhdon rregullin e tyre të pashkruar të nënshkrimit të lojtarëve të lidhur vetëm me pjesën baske.

Asnjë klub nuk ka përdorur më pak lojtarë se klubi i La Ligës gjatë 10 viteve të fundit. Liverpool mban vendin e katërt me skuadrën gjermane, Gladbah, me të dy klubet që kanë aktivizuar 51 lojtarë që nga viti 2018.

Rekordmeni në merkaton e Janarit, Chelsea ka përdorur 41 lojtarë vetëm në vitin e fundit, i dyti më i lartë nga skuadra tjetër e Premier League angleze, Nottingham Forest me 46. Kjo e fundit është klubi më i paqëndrueshëm, me 121 individë të përdorur, ndjekur më pas nga Fulham. Transformim në 5 vitet e fundit ka pësuar Barcelona, 79 lojtarë gjatë kësaj periudhe. PSG, që synon trofeun e Ligës së Kampionëve prej disa sezonesh, francezët kanë hedhur në fushë 80 lojtarë duke eksperimentuar shpesh me formula të reja në arritjen e objektivave. Skuadrat braziliane janë ata që kanë përdorur më shumë lojtarë në këtë periudhë, me Ponte Preta që ka aktivizuar 168 lojtarë në 5 vitet e fundit.

Klan News

You may also like