Revolucion tek Atalanta: Drejtor dhe trajner i ri, emrat e përfolur

by admin
Spread the love

Atalanta pritet të pësojë ndryshime. “L’Arena” shkruan se Tony D’Amico pritet të kalojë nga Verona te klubi nga Bergamo, në rolin e drejtorit sportiv.

Kjo nuk do të jetë lëvizja e vetme, pasi gjasat janë të përfundojë edhe cikli i Gian Piero Gasperinit në krye të Atalantës.

Në Bergamo do të duhet të mendojnë për trajnerin e ri dhe menjëherë kanë dalë në skenë edhe emrat që mund ta pasojnë Gasperinin.

I pari është Ivan Juric, por kalimi nga Torino tek Atalanta është i vështirë. Kroati është nën kontratë, ndaj duhet kaluar te plani B.

Igor Tudor, trajneri aktual i Verona, po bën një punë të mirë dhe në verë ai mund të bëjë kapërcimin në një klub që vitet e fundit ka parë nga vendet e sipërme në klasifikim. / oversport.tv

You may also like