Revolucion në mesfushë: Jorginho në orbitën e Juves, ka edhe emra të tjerë

by admin
Spread the love

Ndeshja zhgënjyese kundër Bologna konfirmoi edhe njëherë se pa një mesfushë të fortë Juventusi nuk mund të konkurrojë për titull në Serie A e jo më në Evropë.

Tashmë është e dukshme që objektivi primar i bardhezinjve në merkato do të jetë përmirësimi i mesit të fushë. Mungesat, por edhe shterimi i ideve të mesfushorëve aktualë, e kanë bërë Juventusin të vuajë për të marrë rezultate, edhe pse në sulm kanë një bomber si Dusan Vlahovic.

Ditët e fundit emri më i lidhur me mesfushën e Zonjës është ai i Jorginho. Italo-braziliani i Chelsea nuk ka pasur vëmendje maksimale nga Thomas Tuchel dhe situata e paqëndrueshme te londinezët mund të sjellë lirimin e mesfushorit në fund të sezonit.

Në Torino gjithsesi nuk kanë ndërmend të shpenzojnë më shumë miliona seç duhet për një 30 vjeçar, edhe sepse në tratativa mund të përfshijnë Adrien Rabiot për të cilët blutë kanë shfaqur interes.

Nga Lazio ndërkohë mbetet gjithmonë i lidhur me Torinon Milinkovic-Savic, një emër shumë i përfolur për Juventusin. Këtë herë bardhezinjtë mund të joshin Lotiton me talentin Nicolo Fagioli, i cili pëlqehet nga Sarri.

Edhe Pogba është një ëndërr për mesfushën e Juventusit. Francezi i Manchster United nuk do të rinovojë, por për shërbimet e tij duhet mposhtur konkurrenca e PSG apo Real Madrid. / oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like