Revizioni për masat anti-kovid: Buxheti i shtetit është dëmtuar për 23 milionë euro

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Entit Shtetëror për Revizion ka publikuar një hulumtim ku theksohet se buxheti i shtetit është dëmtuar për 23 milionë euro, të ndara në kuadër të masave të Qeverisë për ballafaqimin e krizës ekonomike. Është gjetur se punëdhënësit dhe personat fizik, shfrytëzues të masave për subvencionimin e kontributeve dhe pagesën e pagave, kanë kthyer vetëm 29% të detyrimit të llogaritur për kthim.

“Nuk ka asnjë mënyrë për kontroll dhe kthim të mjeteve të ndara për mbështetje financiare të njëhershme për personat fizik dhe juridik nga aktivitetet e veçanta, ekziston rreziku që personat juridik që nuk i kanë plotësuar kushtet të mos i kthejnë mjetet në Buxhetin e RMV-së. Situatat e paraqitura kanë shkaktuar zvogëlimin e të hyrave buxhetore në vlerë të përgjithshme prej rreth 23 milionë euro”, njofton Rezizioni.

Revizorët konstatojnë se ky dështim vjen si rezultat i faktit se masat qeveritare për ndihmën e bizneseve në ballafaqimin me Covid19, janë krijuar pa bërë analizat e duhura, ndërsa edhe kushtet dhe mënyra e zbatimit të masave nuk ka qenë më e mira. /SHENJA/

 


You may also like