Reshjet e borës dhe erërat, Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët janë të kalueshme

by admin
Spread the love

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas reshjeve të borës dhe erërave, të gjitha rrugët janë të kalurdhme.

Bëhet e ditur se në rrugën Kerpimeh-Bajgorë ka pasur disa penges të përkohshme në rrugë, por sipas njoftimit të tyre, është intervenuar dhe rruga është hapur per qarkullimin e automjeteve, përcjell Klankosova.tv.

“Në disa segmente, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë,  ka ardhur deri te pengesat e përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur per qarkullimin e automjeteve”.

“Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbjetjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

 

 

You may also like